Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë të jashtëzakonshm.

Në rend dite janë dy pika ajo e shqyrtimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 dhe shpërndarja e legjislaturës aktuale e cila ende nuk ka përmbushur mandatin ligjor prej 4 vitesh.

Gjithçka është gati pasi që deputetët po hyjnë në sallën ku është parapër të mbahet seanca.

Deputeti nga AAK, Daut Haradinaj në një prononcim për RTV21 tha se sot në ora 9:00 e kishin një takim dhe u shpreh se janë unik si parti për shpërndarjen e kësaj legjislature.

“Fillimisht do ta votojmë projektligjin IPA pastaj do të votojmë për shpërndarjen e parlamentit. Nëse bëhet debat prapë do të jemi në seancë. Nuk dihet nëse do të zgjatë kjo seancë”, u shpreh Haradinaj.

Shpërndarja e Kuvendit e hap rrugën për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

MUND TË JU PËLQEJNË