Quhet Arjola Demiri dhe vjen nga veriu i Shqipërisë, nga një zonë ku femrat janë malësore, të zonjat, por edhe të pashme, shkruan “Kosovarja”.

Arjola është marrë që nga rinia e hershme me aktrim. Ëndrra e saj për tu bërë aktore e famshme u ndërpre në mes, pasi ajo u martua në moshë të re.

Arjola u bë nënë e tre fëmijëve. Ndonëse dukej se gjithçka po shkonte mirë në jetën e saj, diçka ndodhi dhe ajo bashkë me të shoqin ndanë rrugët e tyre një herë e përgjithmonë, shkruan “Kosovarja”.

Arjola flet gjithmonë për fëmijët, por pavarësisht kureshtjes publike, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për ish bashkëshortin. Dihet vetëm se shkaku i ndarjes është tradhtia./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË