Hashim Thaçi është president i Republikës së Kosovës dhe, për çudi, ende s’ka folur asgjë për zgjedhjet, as për PDK-në, e as për koalicionet e dështuara parazgjedhore, pos për datën e zgjedhjeve më 6 tetor, datë të cilën e tha Vuçiçi para tij!

Megjithatë, populli ka shpjegim për këtë heshtje të Thaçit…

Ai e dinte se do të dështojë marrëveshja për koalicion parazgjedhor LDK-VV! Kot ia hapi rrugën Isa Mustafës e Albin Kurtit, sepse Isa sikur nuk e kishte fare mendjen për koalicion me VV-në!

Kryetari i LDK-së e ka shpëtuar partinë nga përçarja që pritej, duke i rehatuar më të mëdhenjtë e kësaj partie me situatën shpëtimtare.

Isa nuk ka harruar asgjë në raport me VV-në! Albin Kurti kot po shtiret mjaltë ndaj Isa Mustafës, i cili e di si duhet të reagojë dhe merr vendime ndaj tij. Isa nuk ka harruar asgjë! Kështu po flitet në opinion…

E, dikush e lidhë dështimin LDK-VV me faktin se LDK-ja e di se duhet ta bëjë qeverinë me PDK-në dhe kushdo që mendon se PDK-LDK nuk bashkohen më, gabojnë, meqë e kaluara flet ndryshe…

Populli po thotë se “Gjarpri” nuk po heshtë kot! Ai e di se, në fund të fundit, të gjithë shkojnë te “baba”! Vetëm pranë tij rehaton të gjithë… Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË