Rasti tanimë i njohur për mashtrimin e çiftit zvicëran nga reperja Loredana dhe familja e saj ka ditë të tëra që është top temë e mediave qofshin vendore apo zvicërane, shkruan Kosovarja.

Përveç Loredanës dhe familjarëve të saj të ngushtë në këtë punë po del të kenë gisht edhe bashkëshorti i saj Mozzik me vëllaun e tij Getinjon.

Medohet se Loredana gjysmën e kësaj historie e ka treguar edhe përmes këngëve të saj, të cilat pas skandalit janë fshier nga kanali zyrtar i youtube.

Në mbrojtje gjatë këtij rasti përvec Mozzik si krah të djathtë qëndroi edhe kunati saj Getinjo, i cili shpesh ka bërë reagime të ndryshme në storiet e tij në Instagram.

Mirëpo, jo vetëm kaq. Brenda tërë kësaj punë qëndron edhe një histori tjetër.

Me siguri u ka rënë në sy tatuazhi i Loredanës që e ka në njërin gisht në formë të lotit, diçka të ngjashmë ka edhe Getinjo poshtë njërit sy. A e këni vërejtur?

Rikujtojmë, së ndër tatuazhet që konsiderohet si rrezikshëm është edhe forma e lotit. Një lot në syrin e djathtë shpesh do të thotë se personi që e ka , ka kryer një vrasje ose ka tentuar ta kryejë. Shumë njerëz e realizojnë këtë tatuazh kur një person i dashur ndodhet në burg ose ka vdekur tragjikisht.

A do të thotë kjo që Lori dhe Getinjo ndajnë këtë histori apo nuk ia dinë kuptimin këtij tatuazhit?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË