Qoftë një vakt i lehtë apo një drekë, të ngrënit ngadalë është rregulli i parë që duhet ndjekur.

Ushqimi duhet të shijohet ngadalë për arsye të ndryshme.

E ngrëna e shpejtë nuk e ndihmon trupin të djegë yndyrnat dhe të parandalojë trejten, ndaj mos hani me nxitim. Këtu janë katër arsyet e forta dhe të rëndësishme.

– Ndihmon në mbajtjen e peshës optimale.

Një nga arsyet kryesore pse duhet të hamë ngadalë është pesha. Në këtë mënyrë ne e lejojmë trupin të zvogëlojë ndjenjën e urisë dhe prandaj të mos e teprojmë me ushqime të tjera gjatë ditës.

– Kundër lodhjes.

Shpesh, duke fjetur menjëherë pasi hani një nga problemet kryesore është tretja. Përtypja e shpejtë dhe e gabuar, ju jep gjithashtu edhe ndjenjën e bezdisë, lodhjes. Në të kundërt, nëse hani ngadalë ju mund të merrni shumë energji.

– Ju lejon të shijoni ushqimin.

Të ngarkuar nga lodhja, nxitimi ose shumë mendime të ndryshme që mund të kemi në kokë, shpesh harrojmë të shijojmë ushqimin që kemi në tryezë përpara.

Në vend të kësaj, një përtypje e ngadaltë mund të na lejojë të shijojmë plotësisht atë çka konsumojmë.

-Asnjë problem me stomakun.

Ata që vuajnë nga refluksi i gastritit duhet të dinë se përtypja luan një rol shumë të rëndësishëm. Ngrënia e ushqimit me shpejtësi nënkupton rritjen e rrezikut të refluksit: ushqimi dhe acidet rriten dhe shkaktojnë djegie, ndaj kujdes! Duhet të hamë gjithmonë ngadalë.

MUND TË JU PËLQEJNË