Kripa është shumë e rëndësishme për trupin.

Natriumi në kripë ndihmon në transmetimin e impulseve të nervave dhe kontraktimin e fibrave të muskujve.

Gjithashtu bashkëvepron me kaliumin për të balancuar nivelet e lëngjeve në trup. Por, për të bërë këtë është nevoja për vetëm një sasi të vogël kripe, më pak se një e dhjeta e një luge çaji në ditë. Ndërsa, në fakt, ne hamë në një ditë deri 20 herë më shumë se aq.

Zakonisht trupi mund ta largojë vetë natriumin e tepërt. Por, tek disa njerëz, konsumimi i natriumit(kripës) mund të shkaktojë që trupi të mos lirojë ujin e tepërt. Kjo bën që të rritet sasia e lëngjeve në enët e gjakut, gjë që mund të rrisë tensionin e gjakut, shkruan gazeta Shendeti.

Më poshtë keni 5 mënyra se si mund të ulni sasinë e kripës që konsumoni:

1.Përdorni erëza dhe përmirësues të tjerë të aromës dhe shijes: Shtojini shije ushqimeve tuaja të preferuara me erëza, barishte të thata dhe të freskëta, rrënjë (si hudhra dhe xhinxheri), agrume, uthull dhe verë. Që nga piperi i zi, kanella dhe turmeriku, tek borziloku i freskët, specat e djegës dhe lëngu i limonit, të gjitha do t’i japin ushqimit një shije më të mirë dhe me më pak kripë.

2.Përdor yndyrna të shëndetshme në gatim: Përdor yndyrnat e duhura e të shëndetshme, që nga arrat e pjekura dhe avokadot, tek vaji i ullirit, kanolës, sojës apo vajra të tjerë, mund t’i shtojnë shije ushqimit, pa e tepruar me kripën.

3.Pjek e përcëllo: Pjekja apo skuqja e ushqimeve në një tigan u shton shije. Nxjerr ëmbëlsinë natyrale të shumë perimeve dhe shijen e peshkut dhe pulës, duke e zvogëluar kështu nevojën për përdorimin e kripës.

4.Merrini drithërat që ju nevojiten nga burime të tjera dhe jo buka: Edhe buka e zezë, që është më e shëndetshme se e bardha, mund të përmbajë natrium. Buka përmban një sasi të konsiderueshme kripe, jo vetëm për një shije më të mirë, por dhe për t’u siguruar që brumi të ngrihet në mënyrën e duhur.

5.Njihni stinët, dhe ç’është më e rëndësishmja fermerin tuaj lokal: Bëni pazar për përbërës ushqimorë me shijen natyrale maksimale, duke shmangur kështu nevojën për të shtuar shumë kripë. Blini produkte të stinës nga tregu i fermerëve, që të jenë më të freskëta.

MUND TË JU PËLQEJNË