E hëna shpeshherë na gjen të kapur “mat”. 

Duke patur në shumicën e rasteve vetëm një ditë pushimi, fillimi i javës vjen si papritur, pa e marrë veten, dhe madje me një ndjenjë trishtimi, të shqetësuar dhe paorganizuar. Dhe e gjitha kjo ndikon në shëndetin tonë dhe mbarëvajtjen e gjithë javës.

Marsha Hudnall, një eksperte shëndeti jep disa këshilla. Sipas saj mjafton parapërgatitja dhe fokusimi të dielën, për të patur pesë ditët e ardhshme të javës sa më të lehta, produktive dhe pa stres.

Bëni disa vakte ushqimi gati

Pas një ditë të lodhshme pune, përgatitja e një vakti dreke apo darke është stres më vete. Mirë është që të dielën të vendosni vetes disa piketa ushqimore se çfarë do të konsumoni gjatë javës. Bëni pazare duke menduar vakte të qarta ne mendjen tuaj. Dhe përgatitini disa vakte të cilat gjatë javës kanë nevojë vetëm për pak ngrohje.

Shkarkoni veten nga ngarkesa apo streset e javës

“Të jesh i shëndetshëm, duhet të kujdesemi për trupin dhe mendjen”, thotë Hudnall.

Stresi ka një ndikim të madh në shëndetin dhe aftësinë tonë për t’u përqendruar, kështu që fillimi i një zakoni të së dielës për stresin mund të fillojë javën duke u ndjerë të relaksuar dhe të fokusuar. Çfarë duhet të bëni? Shkoni në një seancë meditimi, bëni një shëtitje në pyll apo në park, bëni ushtrime fizike, sporte ose shkoni notoni.

Vendosni kohën e gjumit

Qëndrimi i gjatë në darke duke parë shfaqjet tuaja të preferuara apo duke qëndruar në rrjetet sociale, përveç se ju konsumojnë nervat, ditën tjetër do ndihen të ngarkuar që në mëngjes. Përcaktoni një orar fiks të rënies në gjumë, dhe sigurohuni që do të flini 7-9 orë çdo natë.

Bëni një listë të shpejtë

Shkruani ose mbani mend 3 gjëra që duhet të bëni patjetër gjatë javës së ardhshme.
Takimi me një mik të vjetër për drekë, darkë apo kafe. Mbyllja e një projekti etj. I jepni vetes pushime të vogla, një kafe të shkurtër në drekë apo para fillimit të punës, do t’iu bëjnë të meditoni për gjërat që ju presin.

Dilni jashtë

Disa nga të dielat shpeshherë kalohen të mbyllur në shtëpi. Por zgjidhni të dilni në natyrë për pak orë. Ecja në natyrë mund të rrisë kujtesën dhe vëmendjen me 20 për qind krahasuar me rrugët tipike të qytetit ose periferive, sipas hulumtuesve të Universitetit të Miçiganit.

MUND TË JU PËLQEJNË