Në internet ka qarkulluar sonte një video ku shihej një person i moshuar teksa kërkonte ndihmë në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

I njëjti nuk arriti të marr asnjë ndihmë nga mjekët përgjegjës për shkak të grevës të mantel bardhëve.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Asllan Hajrën nga Mitrovica. Përndryshe, Asllani është vëllai i këngëtarit të famshëm shqiptar, Luan Hajrës.

Ndryshe, lidhur me këtë rast ka reagauar edhe QKUK-ja e cila ka bërë të ditur se ambienti i Klinikës Emergjente është monitoruar 24 orë nga kamerat, andaj edhe do t’i bëhet analizë e detajuar e incizimeve.

MUND TË JU PËLQEJNË