Njerëzit e lindur nën shenjën e yllit Ujori janë të prirur të destinohen për madhështi, sipas një studimi të botuar në Gazetën e Shkencave Sociale.

Studiuesit përzgjodhën rastësisht 100 njerëz të famshëm nga të gjitha prejardhjet dhe fushat e ndryshme të jetës, duke përfshirë politikanë, shkencëtarë, autorë, yje sportivë, këngëtarë, aktorë dhe të famshëm nëpër epoka.

Madhësia e kampionit u rrit në 200, pastaj 300, dhe në secilin rast u zbulua se një numër dërrmues njerëzish kishin lindur nën shenjën e zodiakut Ujori, përkatësisht të lindur në janar e shkurt.

“U zbulua se ujori ka numrin më të madh të të famshmëve në mostër”, thanë studiuesit.

Pra, nëse keni lindur ose jeni duke pritur një foshnjë midis 20 janarit dhe 18 shkurt, do keni të ngjarë të jeni të famshëm apo të pasur.

MUND TË JU PËLQEJNË