Është koha të harroni të veshni pizhamet tuaja të rehatshme ose bluza më të mëdha kur ju shkoni për të fjetur, pasi nëse flini zhveshur, ju do të ndiheni më mirë.

Mund t’ju duket e çuditshme por të flini pa rroba natën ka më shumë përfitime se sa mendoni.

Pasi t’i mësoni do të doni ta provoni që sot.

Mund t’ju ngrejë besimin në vetvete:
Studiuesit besojnë se është e mundur që gjumi i zhveshur mund t’ju bëjë më të lehtë të pranoni trupin tuaj dhe të keni më besim në vetvete.

Mund t’ju shërbejë për jetën seksuale:
Ka diçka vërtet intime në të fjetur zhveshur kur jeni me partnerin tuaj. Sipas studimeve “të qenit i zhveshur është padyshim më tërheqës se të jeni të veshur me pizhama “, thotë Hansen një nga studiuesit.

Të flini zhveshur do t’ju bëjë mirë për pjesët intime
Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos kanë gjetur se duke fjetur në të brendshme, krijoni një terren për bakteret. Duke Fjetur lakuriq ndihmoni zvogëloni shanset e baktereve në zonat delikate.

Do të ndihmojë lëkurën tuaj të shkëlqejë
Sidomos nëse keni një dyshek vërtetë të mirë, thotë Hansen. Një dyshek me cilësi të lartë që nuk është plot me materiale artificiale do të lejojë qarkullimin më të mirë, gjë që lejon që lëkura juaj të marrë frymë. Kjo, nga ana tjetër, ndihmon lëkurën tuaj të rigjenerohet (niveli i prodhimit të kolagjenit rritet gjatë natës gjatë gjumit).

Gjumë më të mirë
Të fjeturit pa rroba i mundëson lëkurës suaj të qetësohet dhe ju kursen nga mbinxehja, kështu që gjumi juaj bëhet më i thellë dhe më i freskët.

Ndihesh më e lumtur dhe më e lirë
Nëse ju flini zhveshur, ju do të ndiheni më mirë. Agjë nuk i pengon lëvizjet tuaja, keni kontakt të drejtpërdrejt me shtratin.

Lëkurë dhe flokë më të mirë
Një gjumë cilësor do ju mundësonte ju dhe trupit tuaj të prodhojë melatonin dhe hormonin e rritjes në mënyrë më aktive. Gjithashtu të fjeturit lakuriq është e dobishme për gjendrat dhjamore, pasi lëkura mund të marrë frymë lirshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË