Ramazani është muaji i shenjtë i myslimanëve.

Gjatë këtij muaji, besimtarët mysliman nuk hanë deri sa të perëndojë dielli, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, pavarësisht kritikave të ndryshme ndaj këtij muaji, shkencëtarët dhe studime të shumta tregojnë që agjërimi ka efekte të mëdha shëndetësore në organizmin e njeriut.

E përmirëson trurin
Një studim i kryer nga disa shkencëtarë të ShBA-ve ka treguar se fokusi mendor i arritur gjatë Ramazanit rrit nivelin e faktorit neurotrofik.

Veç kësaj gjatë Ramazanit reduktohen edhe hormonet e kortizolit, që prodhohet nga gjëndra e veshkave, e që rrjedhimisht i bie se nivelet e stresit zvogëlohen dukshëm gjatë dhe pas Ramazanit.

I heq toksinat nga trupi
Përpos që Ramazani është i pa zëvendësueshëm për ta pastruar veten shpirtërisht, agjërimi është ndihmon për largimin e të gjitha toksinave nga trupi dhe për ta pastruar organizmin.

Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi i heq toksinat e ndryshme nga sistemi i tretjes.

E ulë kolesterolin
Një ekip i kardiologëve në Emiratet e Bashkuara ka zbuluar se agjërimi e redukton edhe nivelin e kolesterolit në gjak.

MUND TË JU PËLQEJNË