Zgjimi në mëngjes herët, për të shkuar në punë ose në shkollë, është gjithmonë i veshtirë. Por megjithatë, ekzistojnë disa masa që ky moment i ditës të bëhet sa më pak i pakëndshëm. Shumë persona në fakt sapo zgjohen bëjnë disa gabime të vogla që mund jenë të dëmshme jo vetëm për humorin, por edhe për shëndetin në përgjithësi. Ndaj shmangia e disa veprimeve të thjeshta, kur zgjoheni në mëngjes, do t’ju sillte dobi të vyera për vazhdimin e ditës.

Ja disa këshilla:

Mos ndalni alarmin për të fjetur edhe pak

Një tjetër gabim i madh që bëni në mëngjes është ai i spostimit të alarmit, me një përsëritje prej shumë pak minutash. Kjo është absolutisht e gabuar, sepse trupit nuk i bënë mirë që të zgjohet dhe të flejë me intervale të rregullta shumë të afërta mes njëra-tjetrës. E gjitha kjo provokon një stres të madh fizik dhe mendor që nuk ndihmon për ta filluar ditën në mënyrën e duhur

Mos pini kafe direkt sapo të zgjoheni

Nëse mendoni se nuk mund të funksiononi siç duhet pa pirë një filxhan kafe, mendojeni përsëri. Trupi juaj prodhon në mënyrë natyrale hormonin kortizol, i cili rregullon energjinë në mes të orës 8 dhe 9 të mëngjesit. Kështu që për shumicën e njerëzve, koha më e mirë për të pirë kafe është pas orës 9:30.

Rregullojeni shtratin direkt

Pse ta rregullojmë? Në fund, prapë do ta prishim kur të flemë në të më vonë, apo jo?. E vërtetë. Por sipas studiuesve, rregullimi i shtratit është i lidhur me një rritje të produktivitetit përgjatë gjithë ditës. Prapë, është e paqartë nëse rregullimi i shtratit bën që ju të jeni më produktiv ose njerëzit e super organizuar kanë më shumë gjasa që ta rregullojnë shtratin e tyre. Studimet thonë se rregullimi i shtratit është “çelësi i zakoneve”, që ndikon që t’i përmirësoni edhe zakonet e tjera të sjelljes.

Mos hani menjëherë mëngjesin, prisni pak

Në mëngjes është e këshillueshme që të pini një gotë me ujë, jo të ftohtë, por me temperaturën e ambientit. Ndërsa, për të aktivizuar aparatin tretës, mund të pini një gotë ujë të ngrohtë me lëngun e një gjysmë limoni. Më pas mund të hani mëngjesin e zakonshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË