Aida Baraku është emër emblematik i muzikës, ndër ato këngëtare që nuk mund të harrohen, ani pse prej vitesh po rri larg skenës, shkruan “Kosovarja”.

Aida ishte para kohe, sillte gjëra që për publikun shqiptar ishin krejt të pa para, e atëherë dukeshin edhe si “të çuditshme”.

Këngëtarja e festivaleve, por edhe e këngëve e videoklipeve kontemporane, një kohë u morr edhe me gazetari, shkruan “Kosovarja”.

A e dini që Aida për shumë vite kishte kolumnet e saj në gazeten “Zëri” dhe më pas në “Koha ditore”, ku ajo fliste për gjithçka, me një gjuhë interesante dhe “pa qime në gojë”.

Sot, Aida po mungon në muzikë e gazetari, bash sot kur zëri i saj do të duhej të dëgjohej, bash sot kur guximi e stili i saj i sofistikuar duhej të gjente vend.

Të kujtojmë që Aida krahasohej me gazetaren e njohur jugosllave Tanja Torbarina, që ishte më e njohura e e lexuara në atë kohë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË