Pa dyshim që Aida Baraku është një emër i madh në tregun muzikor jo vetëm që njihet si një këngëtare e cila theu tabutë e asaj kohe duke u treguar një femër me plot guxim, por edhe si një tekstshkruese mjaft profesionale, shkruan “Kosovarja”.

Që në adoleshencë Aida hyri në botën e muzikës, duke iu bashkangjitur grupit “Tri Rona” ku ishte Ilir Berani dhe Gili, ku i kënduan disa këngë: ‘Un pa ty’,’Stuhia’,’Djali nga Kina’,’Fjollat’ etj.

Ajo është e martuar me këngëtarin dhe kompozitorin e njohur Armend Rexhepagiqin, të cilët kohët e fundi nuk kanë qenë prezent në skenë, mirëpo ata nuk e kanë ndaluar krijimin e teksteve për artistët tjerë.

E natyrisht që janë krijimet e tyre ato që pëlqehen më së shumti në një mënyrë të padiskutueshme.

Jeta e tyre private ka ngjallur çdo herë interesim , por ata kanë vendosur të qëndrojnë sa më larg mediave duke e vazhduar jetën e tyre qetësisht.

Me një nostalgji të veçantë Kosovarja iu rikthen në kohën kur muzika e tyre ishte ajo që të kënaqte veshtë:

 

MUND TË JU PËLQEJNË