Për dy ditë rresh, reshje të mëdha të shiut kanë përfshirë rajonin e Ballkanit.

Përderisa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut gjendja nuk është ende në nivele alarmante, Bosnja e Kroacia, po përballen me rreziqe të mëdha nga vërshimet.

Në rrezik më të madh janë disa fshatra në këto dy shtete, të cilat pothuajse janë mbuluar të gjitha nga uji.

Në Kroaci fshati Kralovac po përballet me erëra të forta dhe është paralizuar plotësisht nga uji.

Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po merren me sanimin e sitautës.Në zonën e Novi Gradit në Bosnje sasia e ujit në lumenj është rritur jashtëzakonisht shumë, duke bërë kështu që të vërshohen disa zona, dhe disa familje janë përmbytur.

Ndërkohë e gjithë lëvizja e trafikut është bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha.

MUND TË JU PËLQEJNË