Sot do të mbahet ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes Implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale Gjermanisë.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, raporton RTKlive.

Ndërsa, pjesëmarrës do të jenë edhe Drejtori i GIZ-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut David Oberhuber dhe Udhëheqësja e Projektit të GIZ-së Qeverisja e Mirë Financiare Kadri Jõgiste.

MUND TË JU PËLQEJNË