Deklarata e kreut të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, se ka pasur presion nga VV-ja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit, më në fund, duhet të thuhet me emra konkretë, shkruan “Kosovarja”.

Duhet të bëhen publikë emrat e pronarëve që duan të ndërtojnë në pronat pranë liqenit të Badovcit…

Të dhënat okulare, e që nuk janë bërë publike, por që duhet të publikohen, tregojnë se pas pronave te liqeni i Badovcit, qëndrojnë emra të lartë të VV-së.

Jozyrtarisht dihen edhe disa pronarë. Por, lajmi që tashmë përbën një realitet, duhet ta zbardhë enigmën se kush, në fakt, qëndron pas pronave te liqeni i Badovcit…

Dhe, pse në Asamblenë Komunale të Prishtinës po i bëjnë presion kryetarit, Shpend Ahmetit, që të lejohen ndërtimet, për të cilat ka shumë reagime e kundërshtime?!

Prandaj, zëra nga kjo parti edhe kanë kërkuar që Shpend Ahmeti të jep dorëheqje “për gjoja mosrespektimin e vullnetit të qytetarëve”.

Qytetarët kanë reaguar në favor të ndaljes së ndërtimeve atje, sepse nuk duan të pinë ujë nga kanalizimi i shtëpive që do të ndërtohen…

Shtrohen pyetjet: A qëndron atje garda politike që ka lidhje me kompanitë, sikur po flitet në qarqet okulare?

Si dhe, siç po flitet jozyrtarisht, a qëndrojnë pas tyre disa emra të lartë të VV-së?

Në fakt, gjërat do të dalin në shesh herë do kur se kush po e shtynë këtë proces drejt jetësimit, e që është në kundërshtim me zërin dhe interesin e qytetarëve. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË