Me synimin që në vjeshtë të shkohet në zgjedhje të reja, ka nisur gara e partive politike, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, gara politike është shndërruar në luftë brenda partish, diku me zhurmë, diku me karrige, diku me rrahje e diku me mbyllje goje dhe pa kundër-kandidat, duke i shkelur rregullat e demokracisë politike!

Andaj, me një sistem të tillë gare për emërime në krye të partive, po synohet ardhja në pushtet e njerëzve të porositur!

Partitë po i propozojnë njerëzit që nuk pritet ta qojnë shtetin përpara! Sado që ka shumë deklarata për luftimin e korrupsionit në stilin “kur të vij në pushtet, apo nëse vij në pushtet do ta luftoj krimin dhe korrupsionin”, këto fraza nuk janë asgjë më shumë sesa fjalë komunistësh për të arritur në pushtet, ashtu sikur kanë bërë edhe paraardhësit e tyre pas lufte.

Ata që kanë ardhur në pushtet, duke u thirr në luftimin e korrupsionit dhe krimit, nuk kanë qenë me asgjë më të mirë se komunistët, të cilët me të njëjtën retorikë krijonin platforma të rreme për të qenë mbi pushtetin!

Dhe, që nga paslufta ka qenë e njëjta retorikë, e që është thënë në fushata zgjedhore se po vijnë për ta luftuar krimin dhe për të sjellë liri të lëvizjes. Por, në fakt, më shumë kanë penguar sesa që kanë bërë diçka!

Ata, jo që nuk e kanë luftuar krimin, por e kanë instaluar edhe më shumë, duke e pushtuar shtetin në të gjithë resorët vital të tij.

Synojnë të vijnë në pushtet, deklarojnë që do e luftojnë krimin, ndërkaq bashkëpunojnë me mbi 70% të njerëzve që kanë aktakuza, apo kanë bërë skandale e afera, e që janë në pushtet dhe janë faktorizuar edhe duke qenë nën akuza!

Partitë politike në Kosovë po i forcojnë elitat kriminale, duke i avancuar në krye për të marrë pushtet!

Dhe, gara e luftës brendapartiake, e që synojnë të vijnë në pushtet përmes jotransparencës demokratike, po përcillen nga BE-ja dhe nuk është befasuese nëse Kosova s’do të ketë liberalizim vizash në një të afërme, edhe pse janë plotësuar kriteret!

Partitë politike po i instalojnë bandat në krye dhe kjo do të qojë kah largimi i partiakëve me kualitete, sepse ata do të pamundësohen të veprojnë në këso regjimi! Safet Krivaça /Kosovaja/

MUND TË JU PËLQEJNË