Teksa në Kosovë një mësues mesatarisht merr 450 euro në muaj, apo 5400 euro në vit.

Në bazë të kësaj shifre del se në Kosovë 20 herë më pak paguhet një mësimdhënës, se sa ai i Luksemburgut.

Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqenies së tij.

Sado të ndryshojnë prioritetet e një qeverisjeje, arsimimi është gjithnjë e aty, njëri prej tyre, madje edhe kur bëhet fjalë për vendet më të zhvilluara të planetit.

Por cilat janë vendet që vlerësojnë më shumë ata që përhapin dijen tek brezat e rinj? World Economic Forum ka bërë renditjen e 10 vendeve që paguajnë më shumë mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik.

Luksemburg – Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë.

Zvicra – Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69,865 dollarë

Gjermania – Paga vjetore për mësuesit 61,589 dollarë

Norvegjia – Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë

Danimarka – Paga vjetore për mësuesit është 46,914 dollarë

SHBA – Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë

Spanjë – Paga vjetore për mësuesit është 42,002 dollarë

Australia – Paga vjetore për mësuesit është 40,874 dollarë

Holanda – Paga vjetore për mësuesit është 39,205 dollarë

Kanada – Paga vjetore për mësuesit është 39,179 dollarë

MUND TË JU PËLQEJNË