Behgjet Pacolli, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka folur në panik për vizitën e Aleksander Vucicit në Kosovë. Ka thënë se nuk është mirë nëse Vucic tenton të shkojë përmes rrugëve dytësore në Drenicë.

“Policija e Kosovës ka ndërmarr gjithëçka për sigurimin e Presidentit Vuçiç gjat vizitës së tij në Kosovë dhe ja caktuar rrugët e levizjës. Cdo përpjekje për të realizuar vizitën nepermjet rrugëve alternative, të pasigurta, nuk i kontribon qellimit të mirë te vizitës”, ka shkruar Pacolli.

Në këtë mënyrë, Pacolli ka treguar pafuqinë e Shtetit të Kosovës t’ia imponojë rregullat një Presidenti të një vendi tjetër.

Aleksander Vucic ka ardhur në Kosovë për të vizituar disa lokacione të serbëve. Është në ditën e dytë të vizitës, ndërsa, sot është ndaluar nga banorët që të shkojë në një fshat të Drenicës.

MUND TË JU PËLQEJNË