Rasti i një çifti kuvaitjan i cili u divorcua vetëm pak minuta pas kurorëzimit u bë viral në Twitter, pasiqë dhëndrri nusen e tij e quajti “budallaçkë” vetëm pse ajo rrëshqiti dhe u rrëzua.

Çifti i sapomartuar i ndanë rrugët dhe dolën nga gjykata vetëm pak pasi nënshkruan kontratën e tyre martesore, raporton Step Feed.

Nusja u mërzit pasi dhëndrri e përqeshi atë pse u rrëzua përderisa ishte duke dalur nga dhoma e kurorëzimit. Në vend që t’i ndihmonte burri e quajti “budallaçkë” pse u rrëzua. E irrituar nga sjellja e tij në ditën e dasmës, gruaja u drejtua drejt e në gjykatë dhe kërkoi divorcin. Tani i quajtur “divorci më i shpejt në Kuvajt” rasti u bë viral në Twitter vetëm pak kohë pasi u raportua për të. Shumë përdorues të Twitter u shprehën të shokuar rreth rastit të pazakonshëm, përderisa të tjerë u tallën me të duke bërë ekstra humor.

Disa përkrahën fuqishëm vendimin e gruas:
” Një grua e fortë…Edhe unë do të kisha vepruar njësoj” u shpreh një përdoruese e Twitter.
” Nëse kjo është mënyra se si ai sillet qysh në fillim, më mirë është t’a lësh atë”.
” Një martesë në të cilën nuk ka respekt, është nje martesë e dështuar qysh në fillim”, shpreheshin disa të tjerë.

Disa madje nuk mund t’a pranonin si lajm.
“Unë nuk mund t’a besoj këtë” u shpreh një përdoruese e Twitter.

Përderisa disa të tjerë mendonin se gruaja e sapomartuar kërkonte vetëm arsyetim për t’u ndarë nga burri.
Shkalla e divorcit në këtë vend është relativisht në rritje viteve të fundit dhe 2019-ta nuk po sjell ndonjë ndryshim. Sipas një studimi, Kuvajti renditet i dyti shtet në botën arabe për sa i përket rritjes së shkallës së divorceve.

Burimi: tribune.com.pk
Përktheu: Nermine Ibraimi

MUND TË JU PËLQEJNË