Një këgëtare e suksesshme dhe një femër e guzimshme. Kur është puna për ndryshime dhe eksperimente në pamje, Arta Bajrami është e para.

Gjatë karrierës së saj muzikore Arta ka rrezikuar shpeshherë duke bërë ndryshime drastike në pamje, me qka e ka treguar stilin e saj unik, shkruan “Kosovarja”.

Nuk ka shumë kohë që këngëtarja ka bërë ndryshimin e fundit në flokë, duke i rikthyer ato në të zeza, një kohë pasi i mbajti me ngjyrë të qelët.

E pavarësisht viteve në skenë, ajo akoma shquhet për stilin dhe elegancën e saj, që e ka karakterizuar gjithmonë.

Këngëtarja ka një numër të madh fansash që e pëlqejnë dhe ndjekin aktivitetet e saj.

Ajo së fundi vjen me një fotografi e veshur në të bardha në të cilën duket si vajzë e re. Në këtë imazh vërehet qartë se sa shumë ka humbur peshë Arta.

Ndryshe ajo është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË