Shumica e rejave të këngëtarëve tona janë bërë të njohura në krah të vjehrrave.

Dikur përmendeshin si reja e kësaj apo e asaj, kurse sot përmenden veç e veç, duke u larguar kështu përgjithmone nga hija e vjehrrave, shkruan Kosovarja.

Se po shkruhen e po komentohen lajme të vazhdueshme për Ariana Fejzullahun, Learta Jakupin, Egzona Muqiqin, Gezime Krasniqin, Erza Danën dhe Majlinda Zekën, këtë po e dëshmojnë klikueshmëritë dhe interesimet, duke treguar se sa me qejf lexohen shkrimet për to dhe se emrat e tyre janë tejet të kërkuar.

Ariana Fejzullahu, nuk është se është njohur më parë apo falë bashkëshortit të saj Ermal Fejzullahut. Ajo ka arritur që me punën e saj si blogere të njihet, madje atë jo çfarëdo blogere, sepse puna dhe zëri i saj për veshje dhe stil ka shkuar edhe në diasporë e jo vetëm në vend.

Learta Jakupi, hyri si hyri dhe më nuk iu nda emri nga portalet, lajmet dhe shkrimet e shumta. Learta aq shumë ka dhënë dhe ka nxitur për shkrime rreth saj, sa ndonjëherë mediat nuk kanë mundur aq të merren me të, sepse gjithmonë ka përçuar arsye dhe shkase nga më të mirat për tu përfolur e shtypur emri i saj.

Edhe Egzona Muqiqi rrjedhë jashtëzakonisht nëpër faqet rozë. Asgjë nuk ka bërë bashkëshorti i saj Albatriti sa po bën kjo për të pasur e gjithë vëmendjen dhe për tu marrë të gjithë me të. E sidomos me hapjen e bisnesit që tashmë e zoton me vite, Egzona ia ka arritur ti njihet emri tamam Egzonë, e jo si bashkëshortja e Albatritit.

 

Gëzime Krasniqi nuk ka pasur nga të iu ik syrit të aparatit dhe gazetarëvr përreth. Kjo veçanërisht ka ndodhur me rastin e dasmës së saj, ku edhe i ka dhënë fund beqarisë më djalin e këngëtares së mirënjohur Remzie Osmanit. Për të shkruajnë jo vetëm si rejë e tillë, por edhe për faktin që ka një bukuri të pakrahasueshme.

Erza Dana, reja e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejzës nuk është se ka qenë shumë personazh i njohur për publikun shqiptar. Identiteti i saj u zbulua me rastin e dasmës së kunates Gresës, dhe që atëherë shkruajnë për të dhe interesimet rreth saj më shumë janë shtuar.

Majlinda Zeka emër ky që asesi nuk iu ka munguar mediave rozë dhe shoëbizit shqiptar. Majlinda ani pse ka vite që është ndarë nga Majku, po vazhdon të triumfojë e vetme nëpër shkrimet e gazetarëve dhe të qarkullojë emri i saj kudo. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË