“Nëse nuk të pëlqen rruga ku po ecën, ndërto një tjetër.” – Dolly Parton

Në të 50-at, Steve Bishop e kuptoi që ishte koha për të bërë një ndryshim. Jeta e tij ishte shkatërruar pak e nga pak:

Kishte humbur patentën e shoferit, ishte braktisur nga i biri dhe përballej çdo ditë me vetminë.

Ai e dinte që alkooli po i shkatërronte jetën, por frikësohej nga mendimi për ta lënë.

“E vërteta është që preferoja të vdisja sesa të isha esëll,” u shpreh Bishop.

Ai qëndroi i varur nga alkooli për 35 vite. Pinte për t’u qetësuar, për t’u argëtuar dhe për t’u arratisur nga realiteti.

Pyeste veten nëse ishte jeta e bukur esëll. “Pjesën më të madhe të jetës sime kam qenë i pirë. Nuk flisja me fëmijët prej vitesh. A do të më falnin. Ç’kuptim ka të heq dorë nga pija tani?”.

Me këto mendime, Bishop u tundua nga ideja për të jetuar të vetmen jetë që kishte njohur ndonjëherë – si pijanec.

Për fat të mirë, një dritëz shprese arriti t’ia fshinte frikën dhe ta bënte të reflektonte. Ditët u bënë javë. Javët u bënë muaj. Në moshën 54-vjeçare, Steve shkonte në takime, jo për të pirë. Ai mësoi të jetonte ndryshe.

“Kisha ushqim në frigorifer. Fillova të lexoj sërish dhe kuptova sa shumë kisha humbur. Isha në gjendje të kurseja para. Djali, i larguar nga unë dikur, u frymëzua nga shembulli im dhe nga mënyra e re e jetesës.”

Lindsay Cooke, një këshilltare e licensuar e shëndetit mendor, përpos rastit të Steve-t, është marrë edhe me shumë njerëz të tjerë, të cilët në momente të caktuara kanë qenë në mëdyshje për cilësinë e jetës së tyre. Sipas saj, nëse dëshironi të ndryshoni jetën tuaj për mirë, duhet të ndiqni 4 hapa.

Praktika e pranimit

Për të pranuar plotësisht gjendjen ku ndodhesh, fillimisht identifiko se çfarë mund dhe çfarë s’mund të ndryshosh. Mos u justifiko, mos u anko. Shkruaji mendimet dhe lexoji me zë të lartë. Kujtoji vetes që asnjë emocion nuk do të ndryshojë rrethanat ku ndodhesh. Pastaj, merr frymë thellë dhe cakto një vendim të rëndësishëm. Praktikoje këtë gjë çdo ditë në varësi të situatës.

Harroje moshën
Mosha është thjesht numër, jo një justifikim. Nëse dëshiron të bësh një tatuazh, bëje. Çfarëdo që të bësh, mos e lejo veten ose të tjerët të të thonë se “je shumë i/e madh/e për këto gjëra”.

Kur mosha bëhet justifikim, është tregues se jeni mbërthyer në të shkuarën ose në të ardhmen. Mosha është e parëndësishme. Përqendrohuni këtu, tek e tashmja.

Mendo pozitivisht dhe pyete veten “Po sikur…?”
Kushtoji rëndësi mendimeve dhe shkruaji ato diku. Pastaj, imagjino. Mendja ka fuqi. Duket sikur ndonjëherë nuk kemi kontroll te mendimet tona, por në fakt kemi.

Bëji vetes gjithnjë pyetje të tipit “Po sikur…?”. Mundohu që mendimeve negative, t’u gjesh disa gjëra pozitive.

Bëj një plan
Cooke thotë se është absolutisht e domosdoshme që të krijosh një plan dhe ta zbatosh me përpikëri. Kërko ndihmë te familjarët, miqtë, ekspertët që mund të të ndihmojnë.

Mos mendo për të djeshmen, mos mendo as për të ardhmen. Mendo për tani. Bëj një plan dhe përkushtoju vetëm të sotmes.

MUND TË JU PËLQEJNË