Jehona Sopi është këngëtarja e cila u distancua për një kohë të shkurtër në skenën muzikore.

Pas 4 viteve ajo është rikthyer fuqishëm me projekte muzkore, shkruan “Kosovarja”.

Mungesën e saj e kanë vërejtur edhe koleget, të cilat i janë gëzuar shumë rikthimit të saj.

Është Nora Istrefi ajo e cila ka ndarë një foto të Jehonës në rrjetin social Instagram, ku përballë imazhit të mrekullueshm këngëtarja ka vendos një emoj të lules për shoqen e saj.

Kujtojmë se Jehona është martuar me Lavdim Koshutovisën, të cilët tani janë prindër të një vajze. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË