“Shqipërinë e dua se jam shqipëtar, Kosovën e dua se jam kosovar”. Ky është vargu i një prej këngëve që jehon fuqishëm, e që po i reziston kohës. Dikur e kënduar nga Shaqir Cërvadiku, e sot kjo këngë vjen nga dy këngëtar që edhe një herë e dëshmojnë madhështinë e këtij hiti.

Kjo këngë, sapo është lansuar në një verzion tejet të veçantë nga dy këngëtar të dëshmuar profesionalisht, vëlla e motër, Njomza e Andi Mezini.

Dyshja, që janë artistë të vërtetë e kanë lënë shpirtin në këtë këngë, që duket të jenë një nga verzionet më unike që e kemi dëgjuar deri më tani.

“Shqipërinë e dua” është punuar në studion muzikore “Arti Rec” nga Artan Mezini, ndërkohë që një pjesë e tekstit që i është bashkangjitur vezionit origninal, është shkruar nga Kujtim Aliu. Vokalet përcjellëse janë kënduar nga Liridon Sadriu, ndërkaq videoklipi është realizuar nga “Time Production”, në krye me Adriatik Asllanin.

Xhirimet e videoklipit janë realizuar në Krujën e Skenderbeut.

Ndiqni “Shqipërinë e dua” nga Njomza dhe Andi Mezini./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË