Ka shumë arsye pse ato sot janë kaq të dashura, të respektuara dhe shumë të pëlqyera.

Motrat Mustafa janë meritore për suksesin e jashtëzakonshëm që kanë arritur për gjithë këto vite që i këndojnë publikut, shkruan “Kosovarja”.

Ato prekën tema të ndjeshme, i kënduan atëdheut, familjes, shoqërisë e çdo gjëje që e preokupon këtë popull.

Dhe mbase kjo ishte formula më e mirë që tërhoqën kaq shumë njerëz pas vetes.

Përveç karrierës tetë motrat Mustafa gëzojnë raporte të lakmueshme familjare mes vete, ku shpesh shihen bashkë në ambiente të ndryshme.

Jo veç me familjen, ato janë të shoqërueshme dhe të afërta edhe me kolegët e tyre.

Së fundi janë parë nq një tavolinë me shumë fytyra të njohura duke pirë kafe bashkë.

“Me miqë të mirë edhe kafja ka lezet”, kanë shkruan motrat Mustafa krahas një storie në Instagram ku shihen krahë Gilit me Ilirin, Violetë Kajtazit, Vjollca Hxhiut, Vjollca Buqajt dhe Malsorit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË