Një foshnje e porsalindur sot në Londër, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Ky edhe është rasti i parë në Mbretërinë e Bashkuar, e madje edhe në botë, që shfaqet te foshnjat, raporton The Guardian.

Nëna e foshnjës kishte shkuar në një spital të Londrës pak ditë më parë, pasi pati pneumoni dhe dyshonte në koronvirus. Rezultatet edhe asaj i dolën pozitive.

Foshnja, ka rezultuar pozitive vetëm 19 minuta pas lindjes, transmeton Koha.

Autoritetet shëndetësore i kanë vënë në karantinë të dyja. Por, ende nuk dihet nëse foshnja ka marrë virusin në mitër apo është infektuar gjatë lindjes.

Deri tash, sipas statistikave të fundit, në Londër janë gjithsej 1143 të infektuar, 19 të shëruar dhe 21 të vdekur.

MUND TË JU PËLQEJNË