Me dyshimet për varrezë masive, kanë nisur gërmimet në kampusin e UP-së, saktësisht në hapësirat e parkingut të Fakultetit të Arteve.

Në vendin e ngjarjes është prezente prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, Arsim Gërxhaliu nga IML, Jahja Lluka nga zyra e Kryeministrit.

Pak ditë para nisjes së gërmimeve, janë bërë përgatitjet teknike.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha se gjatë këtij viti do të bëhen gërmime edhe në disa lokacione të tjera, duke përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.

Kjo nuk është hera e parë që gërmohet rreth Kishës Ortodokse në Prishtinë.

Edhe më 2016 ishin bërë gërmime në tre vende në kampusin universitar, por pa rezultat.

Në Kosovë nuk dihet ende për fatin e më shumë se 1.600 personave të zhdukur.

MUND TË JU PËLQEJNË