Emri i tij iu ka bashkangjitur skenës muzikore që nga vitet e ’80-ta.

Nikollë Nikprelaj edhe sot vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të popullarizuar e më të kërkuar në trevat shqiptare, shkruan Kosovarja.

Veprat e tij në muzikë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme duke u konsideruar si këngëtari më patriot në skenë.

Ai është shumë i kërkuar si në vend poashtu edhe jashtë vendit, ku merr pjesë në koncerte e ahengje të ndryshme duke argëtuar shqiptaret më zërin e tij të ëmbël.

Edhe kësaj radhe duket se është duke udhëtuar sigurisht për ndonjë koncert, ku ka pozuar i ulur në aeroport me një stil elegant dhe i ulur si boss.

Duket që për këngëtarin vitet janë thjeshtë numër, pasi në çdo imazh shfaqet si të ishte 20 vjeçar./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË