Sa herë të përmendet emri i saj ,na bie në mend një femër e cila qysh nga paraqitja e saj e parë, është njohur si “Mbretëresha” e zhanrit RNB.

Arta Bajrami, me talentin e saj duke sfiduar veten në të gjitha zhanret, ka arritur që të jetë e popullarizuar ndër vite tek një masë e gjerë, shkruan Kosovarja.

Së fundi është stacionuar tek zhanri folklorik, ku edhe ka sjellë një album të ri të tillë në këtë vit.

Sigurisht, që të gjithëve iu intereson se duhet të jetë dikush prapa saj, ku ajo e ka trashëguar këtë dukuri.

E ai është babai i saj, Zejnullah Bajrami, i cili është njohur si një nga rapsodët më të zotët në industrinë muzikore.

Por jo vetëm kaq, ai ka sjellë duete edhe me Hashim Shalën, ku një Drenicë të tërë e kanë ngritur në këmbë, me vokalin e tyre të jashkëzakonshëm.

Për më tepër, janë videot e lëshuara më poshtë, ku mund ti dëgjoni disa sekuenca nga dyshja e lartëpërmendur. /Kosovarja/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË