Të gjithë po pyesin se çka po ndodh me këngëtaren bukuroshe Zanfina ismaili, e cila ka kohë që nuk po duket gjëkundi, shkruan “Kosovarja”.

Zanfina dikur ishte një nga emrat më të pranishëm në diskografinë muzikore shqiptare, por jo më. Pse?

Që nga humbja e të ëmës, Zanfinen e kemi parë shumë më rrallë me projekte, e gjithashtu është shfaqur më pak edhe në intervista. Ndërkohë, nuk ka munguar interesimi dhe përflitja në median rozë, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, këngëtarja është shumë më pak prezente edhe në rrjete sociale. Duket sikur po fshihet.

Epo, është koha për tu shfaqur dhe për të përmbushur boshllëkun, fundja ajo është një nga ato këngëtare që publiku i pret me dashamirësi..Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË