Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se nga 1 shkurti i vitit 2020, asnjë biznes nuk do të punojë ditëve të diela.

Xhafer Tahiri me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se që nga sot është inicuar rregullorja e re komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në Vushtrri.

Ai ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.

“Kjo rregullore e re po bëhet duke respektuar kërkesat e shumta të qytetarëve gjatë ndëgjimeve publike por edhe kërkesat që vazhdimisht kemi marrë nga punonjësit. Rregullorja do të jetë në diskutim publik gjatë muajit janar 2020, ku të gjitha palët e interesit mund të japin mendimet e tyre”, ka shkruar Tahiri.

Më poshtë keni njoftimin e tij të plotë.

MUND TË JU PËLQEJNË