Nexhmije Pagarusha, zonja e madhe e muzikës shqipe, është përshëndetur me këtë botë, për të kënduar me engjujt në parajsë.

E talentuar, e shkolluar, e rafinuar. E madhe! E tillë ishte Nexhmija, ikona e muzikës së mirëfilltë, këngëtarja që mbyti paragjykimet e kohës dhe që muzikes shqipe i la një thesar të vërtet, këngët e saj të pa përsëritshme.

Nexhmija Pagarusha prej shumë vitesh jetoj e vetme, por me dashurinë e madhe të miqve, adhuruesve. Ndër njerëzit që i qëndruan pranë, ishte edhe këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri, për të cilin Nexhmija kishte konsideratë të jashtëzakonshme, të cilen e shprehte kudo.

Bilbili i muzikës, prej vitesh kalonte kriza shëndetësore, e shpesh mendonte edhe për vdekjen. Në një rast në vitin 2003, ajo kishte lënë një amanet, madje të nënshkruar, ku thoshte se atë natë kur të vdesëë, te varri t’ia lëshojnë CD-në e Ilir Shaqirit me titull “Lugina e dashurisë”.

Shaqiri, e ka pritur me pikëllim të thellë lajmin për ikjen nga kjo botë të mikes së tij të madhe, duke shkruar:

Se a do ti realizojet amaneti i lënë me shkrim, mbetet për tu parë.

Pusho e qetë e madhja Nexhmije Pagarusha./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË