Pirja e duhanit është një prej shprehive më të dëmshme që i vret njerëzit e çdo moshe.

Sot të gjithë e dimë sa i rrezikshëm është duhani dhe kjo shprehi e dëmshme sigurohet që doktorët të kenë punë.

Pirja e duhanit ndikon te çdo qelizë e trupit dhe i dëmton funksionet vitale trupore.

Në veçanti është tejet agresive për mushkëritë dhe shkencëtarët tregojnë se pirja e duhanit është arsyeja kryesore e zhvillimit të qelizave anormale të kancerit.

Veç kësaj, problemet respiratore, si bronkiti dhe astma, janë të lidhura ngushtë me pirjen e duhanit.

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë fuqishëm që ta lini duhanin sa më parë.

Megjithatë, nëse assesi nuk mund ta lini, ekspertët e mjekësisë alternative thonë se ekziston një recetë super efikase shtëpiake për pastrimin e mushkërive, e cila u ndihmon atyre që kanë mbi 5 vjet që pinë duhan.

Përbërësit:

– Dy lugë çaji shafran

– Rrënjë xhenxhefili

– Një litër ujë

– 400 gramë hudhra, të qëruara dhe prera

– 250 gramë pluhur stevia

Përgatitja:

Nxejeni ujin në një tigan. Shtojani 250 gramë pluhur stevia dhe posa të vlojë uji, shtojeni pjesën tjetër të përbërësve.

Zini për 5 minuta tjerë dhe ndaleni nxehjen. Lëreni produktin të ftohet dhe pastaj vendoseni në kavanoz dhe mbajeni në frigorifer.

Përdorimi:

Konsumoni 2 lugë gjelle të këtij produkti në mëngjes para se të hani apo pini dhe 2 lugë tjera pasi ta keni ngrënë darkën.

VËREJTJE: Para se të përdorni receta të mjekësisë alternative, gjithmonë rekomandohet që paraprakisht të konsultoheni me doktorin.

MUND TË JU PËLQEJNË