Megjithëse orizi është një ndër ushqimet më të zakonshme, e që gjendet më së shumti në tryezat ushqimore, ai i kontribuon më së shumti arsenikut në trupin tuaj.

Helmimi nga arseniku, ose arsenikoza, ndodh kur një person merr në nivele të konsiderueshme këtë mineral. Arseniku është një kimikal natyral gjysmë-metalik që gjendet në të gjithë botën në ujërat nëntokësore.

Helmimi prej arsenikut mund të shkaktojë komplikime të mëdha shëndetësore dhe vdekje nëse nuk trajtohet.

Pavarësisht se nuk ka ndonjë tregues kur orizi përmban arsenik, ekzistojnë disa mënyra paraprake për t’ia reduktuar nivelin e këtij komponimi kimik.

Metoda më e mirë për të larguar arsenikun nga orizi i gatuar, sipas Andrew Meharg, një shkencëtar, dhe ekipit të tij të Universitetit të Belfastit, është të lihet në ujë përgjatë tërë natës, pastaj të pastrohet deri sa të bëhet uji qartësuar.

Më pas, sipas tyre, thajeni orizin mirë dhe vlojeni në tigan.

MUND TË JU PËLQEJNË