Kaluan 20 vjet qëkur ndodhi masakra e Izbicës, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta.

Habile Krasniqi, e cila qante me lot në sy pranë varrit të birit të saj, ka treguar se si ia kishin marrë nga dora djalin edhe vajzën, dhe në momentin ku ajo u mundua të rezistojë ia thyen që të ty duart dhe ia morën fëmijët.

’Jam pas ulë, ma kanë marrë prej dore, e na kanë thanë shkoni për Shqipëri e ka kap prej dore ma kanë marrë me gjithë çikë edhe i kena ra përmbi. Çikën kanë dashtë me ma mbytë e kam lanë duke qajtë edhe burrin e kam lanë, kur jam kthy i kam ra përmbi kanë dashtë me më vra”, rrëfen ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË