Festë do të binte në cdo cep të trojeve shqiptare. Flamujt sapo kishin nisur të stolisnin sheshet dhe qytetet shqiptare.

Mesazhet e krenarisë do të shpërndaheshin anë e kënd trojeve të shqipës.

Në prag të Ditës së Flamurit, urimet ngrinë në fytyrat tona.Tërmeti tragjik mori mbi 40 jetë njerëzish dhe fëmijësh në Durrës dhe dëmet e shkaktuara lanë njerëz nën qiell të hapur. Sa cel e mbyll sytë, fuqia e natyrës ndërroi pejzazhin e banimit të motrave dhe vëllezërve nga Shqipëria.

Këtë festë të vitit 2019, do ta mbajmë mend për një solidarizim gjithëpopullor. Me shpirt e zemër jemi me Shqipërinë!

Edhe lotët i kemi të njejtë me motrat dhe vëllezërit tanë!

Jemi në ditët e forcimit të bashkimit tonë edhe më të fuqishëm. Nuk na bashkojnë vetëm festat, por na bashkojnë edhe lotët, prej nga do të jemi edhe më të fortë dhe më vëllazëror.
Viti 2020 do të jetë vit i forcimit të vëllazërisë ndërshqiptare kudo që jetojnë ata në botë.

Shqiptarët e kanë mbajtur gjallë historinë edhe në kohë lotësh e gjaku.

Nga kjo tragjedi që ka goditur Shqipërinë, do të dalin edhe më të fortë shqiptarët. Këtë festë do ta shuan zjarri zjarrin. Do ta fshin loti lotin! Do ta ndjejmë njësoj dhembjen!
Kështu është bërë historiku shqiptar, ndër luftëra e beteja, prej nga shqiptarët janë dalë më të kalitur! /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË