Kadifja ka qenë një prej trendeve që ka lulëzuar më së shumëti në periudhën e vjeshtës e të dimrit në vitet ’80 dhe në vitet ’90, por pas këtij suksesi të sigurtë, në fillim të viteve 2000 moda hoqi dorë nga kjo tendencë dhe dukej se askush nuk dëshironte të vishte më një veshje kadife…

Sot, pas shumë vitesh duket sikur e gjithë “urrejtja” ndaj këtij trendi ka marrë fund, markat më të njohura e kanë risjellë kadifen në koleksionet e tyre dhe ajo duket aq bukur… A mendoni edhe ju kështu?

1


Kadifja është RETRO
Nuk është thejsht rastësi fakti që kadifja ka qenë e preferuar në vitet e mëparshme, ajo lidhej drejtpërdrejt me stilin dhe mënyrën e jetesës së njerëzve në atë kohë. Nëse stili juaj i të veshurit i përket periudhës së mëparshme, kadifja është një ide shumë e mirë!
2


Kadifja është e rehatshme
Super të ngrohta, të buta e të rehatshme, veshjet kadife janë perfekte për stinën e dimrit.
3


Kadifja ështe e gjithanshme
Mund të themi se kadifja është versioni velur i xhinseve dhe ashtu si këto të fundit, ajo mund të vishet me çdo gjë! Pantallona, funde, këmisha, fustane, xhaketa e këpucë, ÇDO VESHJE!

MUND TË JU PËLQEJNË