Krahas muzikës e projekteve të suksesshme të saj, Nora Isrefi çdoherë u dallua për linjat trupore.

Me një stil unik, elegancë dhe sharm ajo ka mahnitur në secilën paraqitje para publikut, shkruan “Kosovarja”.

Norën rrallë e shohim pa grim, pothuajse gjthmonë kujdeset të duket sa më bukur e të shkëlqej.

Edhe pas ndarjes nga bashkëshorti, këngëtari i njohur Robert Berisha, ajo nuk i ndali pozat joshëse e atraktive në rrjetet sociale.

Ndërkohë së fundi ajo ka rikthyer disa nga veshjet e saj me fustane elegant, në të cilën duket bukur, tërheqëse duke bërë sfilatë para kamerës.

Duket së në këto fustane Norës i pëlqeu më së shumti vetja.

Ndryshe, projekti më i fundit muzikor i këngëtares është bashkëpunimi me Gjikon, “Anna”, që u lansua para një muaji dhe ka kaluar shifrën prej 11.6 milionë shikimesh në YouTube./Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË