Publicisti Bardhyl Mahmuti, ka reaguar pas padisë që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë Kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinajt. Sipas Mahmutit, Rama duket se është penduar, bazuar në përzgjedhjen e fjalëve të Kur’nit qe ka bërë sot.

“Pas arritjes së këtij qëllimi të ulët, duket se Edi Rama është penduar! Në vazhdën e FJALËVE TË SHENJTA që publikon në faqen e facebookut, më duket se Edi Rama, me përzgjedhjen e fjalëve të Kur’anit që ka bërë sot, i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka pranuar se padia e tij, që na e solli si lajm ditën e përkujtimit të tragjedisë sonë kombëtare, vjen nga një njeri i pandërgjegjshëm. Prandaj kërkon nga kjo gjykatë që të mos e godasin Ramush Haradinajn pa e ditur realitetin, e pastaj të pendohen për atë që kanë bër”, ka shkruar Mahmuti.

Teksti i plotë i Mahmutit pa ndërhyrje:

Më 15 janar 2020, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, kryeministri Shqipërisë nuk tha as një fjalë të vetme për krimet që ka kryer Serbia. Përkundrazi, Edi Rama u solli një lajm qytetarëve të Kosovës: kishte bërë padi kundër Ramush Haradinajn, njeriut ndaj të cilit Serbia ka bërë vazhdimisht padi.

Pas arritjes së këtij qëllimi të ulët, duket se Edi Rama është penduar! Në vazhdën e FJALËVE TË SHENJTA që publikon në faqen e facebookut, më duket se Edi Rama, me përzgjedhjen e fjalëve të Kur’anit që ka bërë sot, i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka pranuar se padia e tij, që na e solli si lajm ditën e përkujtimit të tragjedisë sonë kombëtare, vjen nga një njeri i pandërgjegjshëm. Prandaj kërkon nga kjo gjykatë që të mos e godasin Ramush Haradinajn pa e ditur realitetin, e pastaj të pendohen për atë që kanë bërë.

P.S.

Ky është vetëm një variant i leximit të përzgjedhjes që ka bërë Edi Rama. Sidoqoftë, pendimi është njerëzor dhe ai falet vetëm kur pranohet sinqerisht gabimi. Në të kundërtën, ai që është i pandërgjegjshëm vazhdon me goditjet e tij!

MUND TË JU PËLQEJNË