Ndryshimi i orës sipas kohës verore do të bëhet më 31 mars 2019.

Ndryshimi do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit, e cila do të shënojë 03:00. Në vende të tjera , ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës në Europë ka nisur vite më parë dhe është jo i njëtrajtshëm. Ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974.

Në atë vit kriza e naftës i detyroi disa vende të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.

Aktualisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit./gazetametro.net

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË