Prej vitesh kishin nisur thashethemet se martesa e Nora Istrefit me Robert Berishen kishte nisur të lëkundej.

Media fliste, por çifti e mohonin kategorikisht që mes tyre kishte probleme, shkruan “Kosovarja”.

E, megjithatë, shumë nga fjalët që qarkullonin prej kohësh, dolën te jenë të vërteta.

Sot, Nora dhe Roberti i kanë ndarë rrugët mes vete. Ata, tashmë i bashkon vetëm vajza e tyre, e vogla Rene, e cila po qëndron me të ëmën, shkruan “Kosovarja”.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë agjenda mjaftë të ngarkuara, pasi gjatë gjithë kohës janë në mbrëmje muzikore.

Siç kuptojmë, për Renenë po kujdeset shumë e ëma e Nores, Syzana./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË