Nostalgjia për fëmijërinë na kaplon shpesh të gjithëve. Përveç që kujtohen momentet e bukura e lojërat pa fund, janë fotografitë ato të cilat mbesin kujtimi më i bukur, shkruan “Kosovarja”.

Kurreshtja se si janë dukur si fëmijë fytyrat publike është e madhe dhe gjithnjë prezente, ngase bëhet njëlloj krahasimi për ngjashmërinë me të tashmën.

Është moderatorja e njohur dhe shumë e komentuar Elita Rudi ajo e cila ka shuar kurreshtjen e publikut e njëherish ka ndarë një kujtim të bukur të fëmijërisë së saj.

Ajo ka publikuar dy fotografi kur ishte një vajzë e vogël dhe shumë e këndshme. “Une e vogël”, ka shkruar moderatorja krahas këtyre imazheve të ëmbëla./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË