Një person është gjetur pa shenja jetë në një hotel në Graqanicë.

Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Austrisë derisa ishte duke qëndruar në një hotel, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes me çrast ekipi mjekësor ka konstatuar rastin e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur në një prej hoteleve në rrugën Prishtinë-Shkup, dhe se njësitet policiore janë duke u marrë me rastin.

“Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup.Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë Ahmeti.

MUND TË JU PËLQEJNË