Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet.

Nëse kaloni një kohë më të gjatë vetëm, atëherë do filloni të ndjeni vetmi. Ja disa këshilla,si ta përballoni faktin që jeni vetëm,shkruan In Tv.

1. Zgjidhni miqtë e duhur
Një tip që duket i shoqërueshëm shpeshherë, mund të ndjejë vetminë. Nuk ka rëndësi sasia e miqve, por cilësia e tyre. Mund të jesh në mesin e shumë njerëzve dhe në fund të ndihesh vetëm. Sipas intv.al nuk ka gjë më të keqe, sesa ta kesh këtë ndjesi, nëse je në mes të njerëzve.

2. Mos u bëni emocionalë
Nga frika e vetmisë, ju filloni të bëni shoqëri edhe të kota. Më mirë prisni, sesa të nxitoni të dilni me njerëz, që në fakt nuk janë të përshtatshëm për ju. Më mirë qëndroni vetëm, pasi nuk ja vlen të lodheni kot, duke e përkeqësuar gjendjen tuaj.

3. Pakësoni shoqërinë virtuale
Teknologjia në ditët e sotme, i ka bërë njerëzit të fokusohen në komunikimin virtual. Edhe nëse flisni gjithë ditën me “miq” nga interneti, sërish ju do ndiheni vetëm. Shijojeni realitetin!

4. Krijoni vetbesim
Ju nuk keni miq, prandaj në mendjen tuaj është ideja që askush nuk ju fton të dalë. Hiqini këto mendime, sepse do krijoni më shumë komplekse te vetja juaj. Duke vepruar në këtë mënyrë, ju do pengoni veten tuaj për të pasur shoqëri.

5. Mos impononi të tjerët
Duke i imponuar të tjerët që t’ju takojnë, ju në fakt do i humbisni ata. Miqësia fitohet dhe askënd nuk mund ta detyrosh të kalojë kohën më ju. Sipas intv.al, nëse vazhdoni të këmbëngulni të dilni me dikë, do e largoni edhe më shumë. Presioni i mërzit njerëzit dhe si pasojë ju do mbeteni sërish vetëm.

 

MUND TË JU PËLQEJNË