Sipas informatave të KMDLNj-së, një  23 vjeçar i lindur në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas njoftimi, i ndjeri në këtë vend  ishte nga data 9 janar 2019.

“Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:15 të datës 5.09.2019 është sjellë urgjentisht në Stacionarin e QK në Dubravë F.I. nga stafi mjekësorë dhe sigurimi. Ndërkaq në ora 20.45 konstatohet se nuk ka shenja jete”.

“Gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë është vizituar nga psikologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me ç’rast ka deklaruar se e mendon vet-varjen; prandaj është vendosur nën përcjellje permanente”. “Atij i është përshkruar terapia anti-depresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e Dubravës”.

MUND TË JU PËLQEJNË