Mbrëmë në lagjen Arbëria të kryeqytetit ndodhi një tentim-vrasje.

Tentim-vrasja rezultoi fatkeqe për anëtarin e Plisave, Lekë Bulliqi, i cili ka ndërroi jetë sot.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e tifozëve të Prishtinës në rrjetin social “Facebook”, derisa të njejtin lajm e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisës së Prishtinës, Flora Ahmeti.

Më poshtë ndërkaq postimi i para pak çasteve nga Plisat.Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë.

Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës.

Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat.

Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë.

Pusho i qetë Lekë!

MUND TË JU PËLQEJNË