Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka qënduar pas ofertës së fundit që ia ka dërguar të shkruar kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Duke ripërsëritur se dëshirojnë një marrëveshje të balancuar që, siç thotë Mustafa, do të reflektojë vullnetin e zgjedhjeve, ai i ka vendosur një afat Kurtit.

Mustafa në të dalë nga zyrat tha se deri në fund të javës duhet të takohen dhe të bisedojnë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes ose konkludimit se ajo është e pamundur.

“Ne mbetemi të përkushtuar për marrëveshje, por për një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve të zgjehdjeve të tetorit të vitit të kaluar. Mendojmë që marrëveshja duhet të ketë një qeveri të balancuar në harmoni që qytetarët na kanë dhënë besimin me anë të votës, neve 28 deputetë dhe Vetëvendosjes 29 deputetë. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë e ta arrijmë marrëveshjen deri në fund të kësaj jave, ose të konkludojmë që nuk ka kushte për marrëveshje”, ka thënë Mustafa.

E këto fjalë të Mustafës e konfirmojnë ofertën e para disa ditësh, ku LDK-ja i kërkoi postin e kryeparlamentarit dhe 5 ministri. Mirëpo kjo ofertë thotë se kryeparlamentari i kthehet VV-së kur do të zgjidhet presidenti nga LDK-ja.

https://www.facebook.com/reporteri/videos/607546616689203/

 

MUND TË JU PËLQEJNË