Tërmeti i rëndë i 26 nëntorit ka tronditur gjithë shqiptarët. Në mesin e kësaj dhimbjeje të madhe, ka pasur edhe histori mrekullish. Njëra prej tyre është edhe rasti i djaloshit Klajdi Qato.

Klajdi Qato u zu poshtë rrënojave të hotelit Vila Palma, i cili menaxhohej nga prindërit e tij.

25- vjeçari qëndroi aty për plot 19 orë.

Falë punës së ekipeve të shpëtimit, sidomos të ekipeve të shpëtimit, ai arriti të dalë i gjallë.

Dalja e tij u prit me duartrokitje dhe lot gëzimi.

Klajdi megjithatë humbi gjyshin nga kjo tragjedi.

I riu kishte arritur të futej poshtë disa dyshekëve për të shmangur goditjet nga betoni.

Tani gjendja shëndetësore e Klajdit është jashtë rrezikut për jetën.

MUND TË JU PËLQEJNË